Shokon pastori: Martesat gay janë rituale okulte, ka shumë kisha që duan të besojnë Biblën e Satanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pastori Erion Sylari ka folur për vetëflijimet që ndodhin për shkak të ritualeve duke thënë se ekzistojnë mashtrimet e llojeve të ndryshme por edhe vetë dëshira e njerëzve për të besuar diçka ndryshe nga e zakonshmja.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Sylari tha se edhe futja e martesave gay dhe pranimi i tyre nga pastorët është shtrëmbërim i së vërtetës, të cilën e cilëson ndryshe si rituale okulte.

Ndër të tjera, shtoi se ka shumë kisha sataniste në Amerikë që duan të besojnë Biblën e Satanit, që është krejt e kundërt me librin e shenjtë të të krishterëve.

Sylari: Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një forme perëndishmërie në jetën e tyre. Domethënë, në një mënyrë apo tjetër duan t’i gjejnë kuptim jetës së tyre duke kërkuar, gërmuar, duke gjetur disa forma të ndryshme, të cilat ata dhe vetë për shkak të personalitetit dhe tipit të tyre mund t’i përshtaten.

Këto janë mashtrime, janë njerëz të mashtruar. Nuk kanë lindur sot dhe trendi rritet sa më shumë. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më shumë njerëzit do ta besojnë. Dua të them që nuk kanë lidhje me grupmoshat, me gjendjen sociale dhe ekonomike. Çdo njeri është i prekshëm nga kjo gjë. Ka edhe pastor të cilët ndjekin shpikje të ndryshme dhe largohen nga e vërteta siç mund të jetë futja e martesave gay që është formë okulte, janë shtrembërim i të vërtetës.

Edhe dëshmitarët e Jehovait lexojnë Biblën, nuk lexojnë libër tjetër. Mashtrimi është edhe keqinterpretim, edhe se ti beson tek një gjë e tillë, do ta besosh këtë gjë. Ka shumë kisha sataniste që duan të besojnë diçka të kundërt si Bibla e Satanit. Ndjekësit e kësaj feje kanë bërë një Bibël të kundërt me Biblën e fesë së krishterë. Disa janë të mashtruar e disa e bëjnë me dëshirën e tyre. /TCH/

Të fundit

Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas asaj video përçmuese të këshilltarit të Berishës

Amarildo Pregapuca Më rrenqethi ajo video e LaCivitës. Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe...

“Rama merr daullen dhe tallet me ju”/ Berisha komenton mitingun e PS në Dibër

Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”. “Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini”, deklaroi Berisha, teksa...

Berisha vijon premtimet/ Në 100 ditët e para nuk do ketë rroga nën 500 euro!

Kreu i PD, Sali Berisha ishte në qytetin e Peqinit ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”. Berisha u shpreh se Shqipëria do jetë...

VIDEO/ Aventura dhe turizëm, rreth 75 parashutistë nga Italia mbërrijnë në Gjirokastër

Aerodromi i Gjirokastrës, certifikuar 2 vite më parë për uljen e avionëve sportiv-turistik vijon të jetë në qendër të aktiviteteve të cilat promovojnë njëherazi...

“Ka plasur xhelozia”/ Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, e ha të gjallë!

Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë. "Është fshehur edhe vetë duke bërë...

Lajme të tjera

Web TV