Zaptonin hapësirën publike, policia pranga administratorit dhe punëtorëve që ndërtonin pa leje te “Kepi i Rodonit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit vijon punën për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme.

Gjatë një aksioni të fundit, blutë e Durrësit kanë arrestuar administratorin e një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./MCN.Tv/

 

Të fundit

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

ANDI BUSHATI - Lapsi Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe...

Portieri i Kombëtares U-21 rikthehet në Greqi

Anxhelo Sina është zyrtarisht lojtar i PAS Janina. Klubi i kategorisë së dytë greke e ka huazuar portierin shqiptar nga Rio Ave, klubi portugez...

Mediu justifikohet: Ja pse duhet të kemi disa grupe parlamentare

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se është në të mirë të opozitës që të ketë sa më shumë grupe parlamentare në...

Sulm me thikë në Marsejë, disa të plagosur

Disa persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë të ndodhur mesditën e sotme në qytetin francez të Marsejës, përpara se policia të qëllonte...

21-vjeçarja lindi foshnjën, e futi në qese të zezë dhe e fshehu në dollap

Një studente e Universitetit të Kentucky-t po përballet me disa akuza pasi policia gjeti një foshnjë të vdekur në shtëpinë e saj gjatë fundjavës. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV