Rama për Bild: BE nuk mbajti premtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për gjermanen, “Bild”, ka adresuar akuza ndaj udhëheqësve europian . Rama thekson se bllokimi i procedurave për anëtarësimin e Shqipërisë  dhe Maqedonisë së Veriut në BE eshtë vendosur për arsye populizimi.

BE ka “thyer premtimet” dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me “cinizëm politik. Si në historinë “Në pritje të Godosë”, thotë Rama në një artikull ekskluziv për BILD. Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh.

Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e di plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Sidoqoftë, dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave tashmë ishte vendosur nga vetë Këshilli i BE në 2018. Por përpjekjet e popujve tanë nuk janë shpërblyer.

Më e pakta që meritojmë tani është përgjigjja e pyetjes sonë “Pse?” Kur Komisioni Europian kërkoi nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të zbatonin disa reforma përpara se të fillonin negociatat, ne e bëmë. Disa prej tyre, të tilla si reforma në drejtësi në Shqipëri, janë të pashembullta për një vend që nuk ka hyrë ende në procesin e negociatave. Por ne bëmë progres, dhe Komisioni Europian njohu angazhimin tonë të plotë dhe arritjet tona të jashtëzakonshme në disa raste. Të jemi të qartë: ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian nesër ose pasnesër. Shqetësimi ynë i vetëm tani është të marrim programet e nevojshme të ndihmës nga BE në mënyrë që të rritemi në rolin e një anëtari të ardhshëm në procesin e negociatave të pranimit. Kur krerët e shteteve dhe qeverive europiane morën përsipër të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ata morën përsipër “detyra”. Meqenëse ata nuk kanë arritur ta mbajnë këtë premtim disa herë, ata tani duhet të përballen me “të vërtetën” dhe t’u përgjigjen disa pyetjeve kritike.

Nëse Bashkimi Europian me të vërtetë nuk dëshiron ta afrojë Ballkanin Perëndimor në Bruksel, atëherë të paktën duhet të jetë i përgatitur të tregojë historinë e vërtetë se pse rruga e negociatave është bllokuar kudo. Kjo temë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë të vogël – si një motiv përmes të cilit jeta imiton artin. Ndihem sikur po jetoj në dramën e Samuel Beckett “Duke pritur Godonë”: ka shumë fjalë, por asgjë nuk ndodh në fund fare. Dhe si personazhet kryesore të Beckett, duke pasur parasysh këtë absurd të vërtetë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të ecim përpara. Sepse Europa është feja jonë. Dhe asgjë nuk do të ndryshojë sepse kjo është rruga e fatit tonë”.

 

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV