Fati yt i keq s’duhet të jetë dhe fati ynë i keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Vendimi se autoritetet greke kanë shtyrë vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor, mund të krijojë debate brenda selisë blu se kujt i intereson dhe për kë është marrë ky vendim. Ndërsa ky vendim shtyhet përtej datës 13 qershor, ditës kur demokratët do të zhvillojnë zgjedhjet brenda partisë për të zgjedhur kryetarin e mandatit të tretë në opozitë, ka zëra se kjo masë e autoriteteve greke favorizon së pari kreun aktual Basha për të mos lëshuar pozicionin e tij. Pengesa që iu bëhet qytetarëve dhe minoritarëve që punojnë dhe jetojnë në vendin fqinj për të shprehur vullnetin e tyre me votë është shërbimi më i mirë që bëhet për të mbajtur regjimin oligarkik të Bashës gjatë tetë viteve në krye të opozitës, regjim i cili është një rrezik për demokracinë pasi ka mbyllur partinë, garën brenda saj dhe në këtë mënyrë as mund të frymëzojë shpresë për demokratizimine vendit në të ardhmen. Ndaj shtyja e e vendimit të hyrjeve nga Greqia pas zhvillimit të zgjedhjeve në PD është një ndërhyrje që Basha të marrë mandatin e tretë opozitar dhe të mbesë sërish edhe për katër vite, kandidati i vetëm i PD për kryeministër.
***
… nuk mund të mos rrihej pa bërë pak sarkazëm me këtë lajm. Mu kujtuan akuzat e opozitës gjatë fushatës zgjedhore se pengesat në ardhjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në kohën e pandemisë kishin prapavijë politike për të ndikuar në zgjedhje. Pak reflektim pra se çfarë budallallëqesh dëgjojmë të artilulohen si teza politike jo vetëm në kohë fushatash por dhe periudha kur poltika vijon të rrjedhë në debate shterpë parlamentare. Një sarkazëm për të dhënë shembullin se deri ku mund të shkojë shtrembërimi I fakteve të thjeshta kur kjo i intereson politikës dhe njerëzve me pushtet. Një sarkazëm për të dhënë mesazhin se politika nuk duhet të jetë më qesharake dhe inatçore por duhet të bëhet më e përgjegjshme, pasi për mirë apo për keq, me votat tona ka pushtetin për të drejtuar për mirë vendin apo për ta dreqosur më keq. Loja me të vërtetën, akuzat e pabaza apo dhe manipulimi i mbështetësve për hir të interesave të ngushta ka qenë realitet 30 vjeçar gjatë këtij tranzicioni. Por evolucioni ka bërë të vetën. Dhe elektorati është emancipuar. Ndaj të vijosh sërish politikë me skema të vjetra, ashtu siç po i dëgjojmë dhe në këto ditë të fushatës për zgjedhje të PD, do të thotë se ke mbetur prapa dhe fati yt i keq sduhet të jetë fat i keq dhe për ne.

Të fundit

Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaska, i pari mbërrin Donald Trump

Skena është bërë gati në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf për mbërritjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe...

Defekt teknik në Ujësjellës, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Sarandës!

Ujësjellësi i Sarandës ka njoftuar sot (15 gusht) banorët se një defekt teknik është shfaqur në saraçineskën kryesore të depos së ujit që furnizon...

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me rastin...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Lajme të tjera

Web TV