U shemb nga kamioni 50 ton, nis rindërtimi i urës në Darëzesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur sot rindërtimi i urës provizore në Darëzezë, katër ditë pas shembjes së saj.

Rindërtimin e urës kanë nisur forcat xheniere të ushtrisë . Ura metalike pritet të jetë gati brenda dy ditësh për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

 

Më 3 qershor ura u shemb, pasi mbi të kaloi një kamion me peshë 50 ton, ndërkohë që kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke izoluar banorët. Shoferi i kamionit është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Kryeplaku i fshatit Darëzezë, Neki Tafa u shpreh se ura ka një rëndësi të madhe për banorët, pasi është e vetmja rrugë që i lidh ata me qytetin e Fierit.

“Sot po bëhet e mundur ndërtimi i urës së re që do ketë kapacitet mbajtës më të madh se ajo që ishte. Për momentin kjo do të zgjidhë problematikën, ndërsa zgjidhja përfundimtare do të jetë ura tjetër që po ndërtohet që në korrik besoj se do të jetë gati. Ka tabela orientuese po veprime të tilla kamikaze nuk ishin parë ndonjëherë se një urë që mban 15 ton dhe të kalojë një mjet me 50 ton, ishte edhe një vrasje për të gjithë zonën, pengese për turizmin, për fshatarët për punët e bujqësisë. E kemi përjetuar si përmbytjen në vitin 2015, çdo gjë për ne vështirësohet sepse është ura e vetme që na lidh me Fierin. Besoj se ura provizore do të përfundojë brenda dy ditësh.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV