Problemet për Navalnyn s’kanë të sosur, kthehet në dhomën e tij të burgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani i burgosur opozitar Aleksei Navalny është transferuar nga spitali i burgut në dhomën e tij të burgut në rajonin Vladimir.

Një zyrtar i burgut ka thënë më 7 qershor se kritiku i Kremlinit është kthyer në qytezën Pokrov prej nga do të marrë pjesë në seancë gjyqësore përmes video-lidhjes. Navanly është transferuar në një dhomë spitali në muajin prill, pasi pati nisur grevën e urisë, duke kërkuar që mjekë të pavarur ta kontrollonin për dhimbjet në shpinë dhe gjymtyrë, shkruan Rel.

Navalny i ka dhënë fund grevës 24-ditore më 23 prill, pasi mjekët civilë janë lejuar që ta kontrollojnë. Gjykata e distriktit Petushki është duke zhvilluar seancë më 7 qershor për dy padi të Navalnyt ndaj qendrës së burgut, shkruan Rel.

Navalny ka akuzuar autoritetet e burgut se i kanë shkelur të drejtat e njeriut duke ia dërguar gazetat me disa pjesë të shkëputura dhe duke ia refuzuar qasjen në libra.

Navalny është arrestuar në muajin janar, pasi ka arritur në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas helmimit në Siberi.

Autoritetet evropiane kanë thënë se teset laboratorike kanë treguar se ai është helmuar me agjent nervor Noviçok, në gusht të vitit të kaluar. Ai ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për dhënie të urdhrit për helmim, gjë që mohon Kremlini.

Një gjykatë në Moskë ia ka shndërruar dënimin me kusht në dënim me burgim prej 2 vjet e gjysmë, për një akuzë që Navalny e konsideron të motivuar politikisht.

Të fundit

Refuzohen 5 mijë vota të diasporës, KQZ për numërimin e votave: Jemi brenda planifikimeve

Votat e diasporës, ato me kusht si dhe të atyre me nevoja të veçanta ende nuk kanë nisur të...

‘Politikanët kanë qenë të paprekshëm’ , Dashamir Shehi: SPAK po sjell drejtësi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehu mbështetje për SPAK, duke e cilësuar atë si një element pozitiv në situatën aktuale të vendit. Ai theksoi se...

Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Gjermanisë?

Ylli Pata Lulzim Basha, ditën e djeshme, në një deklaratë për zgjedhjet në Gjermani dhe urimin për fitoren e CDU-së, e shoqëroi me një foto. Në...

Paralajmërimi i astrologes për javën e fundit të shkurtit: Bëjini mirë llogaritë…

Në kontrast nga java e shkuar, ditët e fundit të shkurtit do të mbyllen me plot ngjarje nga ana astrologjike. Yjet dhe planetët do...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, habit eksperti: Cigarja e parë nis që 7-vjeç!

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Lajme të tjera

Web TV