Prokuroria rëndon akuzën ndaj Mexhit Picarit dhe së bijës/ Gazetarja: Organizuan vrasjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka rënduar akuzat ndaj Mexhit Picarit dhe vajzës së tij Dhuratës për vrasjen e 43-vjeçarit Kudret Saliaj.

Sipas “Balkan Web” Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj 2 ose më shumë personave kjo sepse ka dyshime se babë e bijë bashkëpunuan për të vrarë Kudret Saliajn dhe këtë e mbështet në pamjet e kamerave të sigurisë.

Rezulton se Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dalë më 4 qershor nga banesa e tyre në Vorë dhe janë nisur për Tiranë. Para ngjarjes babë e bijë kanë vëzhguar Kudret Saliajn. Dy personat kanë konstatuar se Avokati Cama ndodhej në bar kafe.

Viktima Kudret Saliaj ka hyrë në lokalin ku ndodhi krimi dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej avokati, pak minuta më pas dhe psikologia Anila Trifoni që është ulur me ta. Gjatë kësaj kohe Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë këqyrur lëvizjet. Ata kanë hyrë në 11:52 në lokal dhe janë ulur në një tavolinë tjetër. 48 sekonda më vonë Dhurata Saliaj që ishte me shpinë nga viktima, është ngritur dhe i ka afruar babait një çantë dore dhe më pas babai nxjerr armën dhe qëllon ish-dhëndrin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe plagosur avokatin Cama. Në këto momente Mexhit Picari është larguar dhe ka hedhur armën në Lanë, ndërsa Dhurata Saliaj ka qëndruar dhe disa sekonda dhe më pas është larguar në të njëjtin drejtim me të atin.

 

Të fundit

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Lajme të tjera

Web TV