I grabitën 75 mijë euro 63-vjeçarit, arrestohet njëri prej autorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Përmetit ka ndaluar një tjetër person të dyshuar në lidhje me grabitjen e 75 mijë eurove në banesën e 63-vjeçarit Koç Proka.

Për ngjarjen fillimisht u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Shabani dhe u shpall në kërkim shtetasi Paulin Peçi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit edhe për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, ndërkohë që shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet e ndaluan si i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV