Aktorja e Hollivudit: Çdo femër është ngacmuar seksualisht të paktën një herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keira Knightley tha se ngacmimi seksual është një problem i madh dhe se nuk njeh asnjë grua që nuk e ka përjetuar të paktën një herë në jetë.

Teksa foli në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, aktorja britanike tha se situata është “dëshpëruese”.

Teksa u pyet nëse kishte përjetuar ndonjëherë ngacmim seksual, aktorja tha: Po! Dua të them, të gjithë ne e kemi përjetuar. Nuk njoh asnjë femër që nuk e ka përjetuar atë.

Knightley ka folur edhe më parë për sikletin e saj në xhirimin e skenave intime dhe se si femrat duhet të ishin filtruese.

Në intervistën e saj të fundit, nëna e dy fëmijëve, tha se tërheqja nga xhirimet e “The Essex Serpent” gjatë pandemisë i shërbeu asaj të kujdesej më shumë për fëmijët dhe se gjithashtu ishte ajo që e mbajti gjallë shpirtin e familjes gjatë izolimit.

Ne kemi një trampolinë në kopshtin tonë dhe vendosëm që të vishnim fustane, të vendosnim buzëkuq të kuq çdo ditë, të bënim flokët gërshet dhe të vendosnim krahët e zanave së bashku më vajzat.  

Mendova, e çfarë është qëllimi i gjithë këtyre gjërave të bukura kur jashtë është një situatë apokaliptike? Epo e rëndësishme është të ndihesh vërtet i lumtur për fëmijët.”, u shpreh ajo.

Knightley ka dy fëmijë, Edie dhe Delilah, me burrin e saj, James Righton, një muzikant dhe ish anëtar i grupit Klaxons. /MCN.Tv

Të fundit

Nën hetim nga SPAK, reagon Klotilda Bushka: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme

Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është...

Arrestimi i Erion Veliajt/ Nesër seancë në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me avokatin e tij. Ditën e nesërme në gjykatën e Posaçme do të mbahet seancë në...

Situatat gripale, mjekja: Virozat sjellin sëmundje, ja faktorët që ndikojnë

Kurba e infektimeve me grip dhe viroza të stinës ka nisur të bjerë, por në dyert e mjekut të familjes ka ende rradhë të...

Blic i antimafias në Palermo, 180 arrestime, mes tyre bosët e Cosa Nostra

Një operacion i madh nga Drejtoria Antimafia e Palermos, ku kanë marrë pjesë mbi 1200 karabinierë, çoi në arrestimin e 181 personave, duke përfshirë...

Shën Valentini po afron/ Ja shenjat që do festojnë një 14 shkurt të paharrueshëm

Na ndajnë fare pak ditë nga Shën Valentini, dita e të dashuruarve, dhuratave e argëtimit. Sipas astrologes Meri Shehu, tre shenja të Horoskopit do...

Lajme të tjera

Web TV