28-vjeçarja ‘lufton’ me krokodilin për të shpëtuar motrën binjake nga kafshimi i rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Lufta” me krokodilin ishte e vetmja mundësi për të shpëtuar motrën e saj binjake nga kafshimi më i rrezikshëm në botë dhe 28-vjeçarja Georgia Laurie nuk hezitoi për asnjë sekondë!

Një natë e qetë nën shoqërinë e hënës, u shndërrua në një makth për 2 motrat binjake britanike, të cilat po shijonin kohën së bashku në lagunën e Manialtepec, në Meksikë.

Teksa Melissa, po notonte dhe Georgia po lundronte mbi varkën e tyre modeste…një hije e zezë kafshoi brutalisht dhe rrotulloi njërën prej motrave, Melissën.

Pa frikë dhe me rrezikun për të humbur edhe jetën, Geaorgia i “nxori dhëmbët” krokodilit, duke bërë të mundur që të dyja të arrinin të ngjiteshin në varkë, pavarësisht plagëve të rënda nga kjo betejë e fituar.

Melissa është në koma dhe Georgia ka marrë shenja në trup që do t’i kujtojnë përjetësisht këtë moment të frikshëm! Por të dyja janë gjallë.

Sipas mjekëve, Melissa është në gjendje të rënduar shëndetësore, por nëse Georgia nuk do të kishte bërë këtë luftë me krokodilin, ajo nuk do të kishte asnjë shans për të jetuar.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV