Skenari i largimit nga mbretëria, cili ishte qëllimi i vërtetë i Meghan ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dr. Phil, një psikolog I famshëm amerikan, ka bërë një analizë të detajuar të largimit të princ Harry-t dhe Meghan Markle nga mbretëria. Ai ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Harry u martua me Meghan ishte sepse ajo kishte një ngjashmëri të frikshme me nënën e tij, princeshën Diana e cila u largua shumë herët nga kjo botë.

Sipas ekspertit, mishërimi I të gjitha karakteristikave të nënës së tij, e shtynë atë në krahët e Meghan.

“ Diana ishte e paturpshme, e bukur dhe e pavarur dhe Harry u martua me një grua të paturpshme, të bukur dhe të pavarur”, tha Dr. Phil për TMZ.

Psikologu argumenton se Harry kurrë nuk ka menduar të përkulet para procedurave të Kurorës dhe të jetë pjesë e strukturës së rëndë të oborrit mbretëror. Harry është një shpirt rebel si Diana dhe kërkoi një bashkëshorte, që të ishte si ai e pavarur. Vetëm se, Meghan shkoi shumë larg dhe theu rregullat e lojës. Ose më saktë, e planifikuar tashmë që para dasmës, siç pretendohet nga Globe, të bashkohej me Familjen Mbretërore, të fitonte famë dhe shikueshmëri falë titullit fisnik, duke ndjekur interesat e veta.

Por mbase ajo nuk e kishte llogaritur që përkundër fuqisë bindëse dhe mbështetjes së burrit të saj, ishte e pamundur të përthyente protokollin për të bërë atë që dëshironte. Prandaj, erdhi hapi tjetër: Megxit, ndarja nga Monarkia, marrja me vete e Harryt, të cilin, megjithatë, ajo duket se dëshiron ta heqë qafe brenda 5 viteve, me një divorc.

Edhe pse mund të vijë një fëmijë i dytë. Sipas asaj që raporton “New Idea”, Dukesha tashmë mund të mbetet shtatzënë. Dhe provat qëndrojnë në deklaratat e Misha Noon, një nga mikeshat e saj më të mira.

Lexo edhe :  “Po marrim përsëri kryeqytetin tonë”, Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington

Trishtimi i princ Harry-t për këtë situatë është më se i kuptueshëm, pasi ai u vu në dijeni të largimit nga Mbretëria vetëm kur Meghan e kishte bërë atë një fakt të kryer.

Të fundit

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se...

Lindjet/ 1 mijë bebe më pak, qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

Popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen. Numri i lindjeve ka një rënie të ndjeshme me 7.4% për tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Autori lë spitalin dhe dërgohet në komisariat (VIDEO)

Policia e Korçës ka nxjerrë pas mjekimit në spital autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit bashkëmoshatar Erald Xhejo dhe e ka dërguar në...

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Bizneset dhe qytetarët e Tiranës mund të kontrollojnë në kohë reale detyrimet e tyre vendore përmes shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia...

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit në një përpjekje për të...

Lajme të tjera

Web TV