Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, Manastirliu: Gati të ulim fashën e vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo kanë mbërritur 25 mijë doza të vaksinës Sputnik V, duke çuar kështu në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave anti-COVID të mbërritura në vend.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila theksoi se deri tani janë administruar 823 mijë doza dhe se së shpejti do të ulet fasha e vaksinimit.

Përmes fjalës së saj ajo ka ftuar të gjithë qytetarët ë aplikojnë përmes portalit e-albania në mënyrë që t’i përcaktohet data dhe dita e vaksinimit kundër COVID-19.

Manastirliu u shpreh se qëllimi është që të arrihen mbi 1 milionë vaksinime deri në qershor dhe të vijohet me kontratat për të arritur imunizimin e të gjithë popullsisë.

Në fund nuk la lënë pa bërë edhe një ape për të mos humbur vigjilencës, se pavarësisht se në Shqipëri ka vetëm 190 raste aktive pozitive dhe 20 pacientë të shtuar në spital, kujdesi duhet të jetë maksima.

“Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksinave të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total për sa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të rriskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksinimit. Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksinimit. Edhe pse aktualisht në vend kemi rreth 190 raste pozitive aktive dhe rreth 20 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv që po trajtohen me kujdes maksimal nga mjekët, duhet të vijojmë që të kemi sërish vigjilencë të shtuar dhe kujdes në zbatimin e protokolleve shëndetësore, edhe gjatë këtij sezoni, pra gjatë sezonit turistik”, shprehet Manastirliu.

Lexo edhe :  Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës antiCOVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin. Autori i temës së famshme të filmit...

Lajme të tjera

Web TV