Atentat me ‘dron-tritol’/ Sulmohet biznesi i Lefter Kokës në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në ambjentet e kantinës Gjergj Kastrioti Skënderbej në Durrës, pronë kjo që administrohet nga Lefter Koka.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë dhe se nga ana e deputetit Lefter Koka, nuk është bërë asnjë deklaratë publike për këtë ngjarje.

Policia ka arrestuar Gentjan Metaj,i cili dyshohet si autor i krimit të ndodhur mbi tarancën e kompleksit të biznesit. Sot Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Gentjan Metaj. Dyshimet flasin se krimi ka ndodhur për shkak të konkurencës por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera.

Metaj është kapur nga policia me një telefon në dorë dhe një aparat që shërbente për orientimin në ajër të dronit.

Sasia e tritolit që i është vendosur biznesit të Lefter Kokës, është transportuar me një Dron fluturues.

Nuk dihet me saktësi nëse ka pasur dëme material nga shpërthimi. Ndërsa për dëmtime në njerëz nuk është raportuar nga policia e Durrësit.

Të fundit

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Sot u nxorën në shitje fanellat e para, që Barcelona do të mbajë veshur për sezonin e ri. Katalanasit kanë vendosur rekord deri në...

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për herë të fundit norma bazë...

Lajme të tjera

Web TV