“Fajtor për pedofili dhe u shpall non grata”/ Anglezi bën kërkesën e pazakontë në Gjykatën e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u largua nga Shqipëria, Devid Brawn kërkon në Gjykatën e Tiranës pasaportën e skaduar, paratë e sekuestruara gjatë asaj kohe dhe laptopin. Padia është dorëzuar nga avokatja e tij Gjystina Golloshi. Kërkesa ishte e pashoqëruar, mininalisht, me vendimin e dënimit të Bevid Brawn, si i shpallur fajtor për pedofili.

Burime thonë se nuk është disponuar për provat në vendimin e dënimit të Brawn, mbasi gjykata ka urdhëruar në atë kohë, që provat të kalonin në ruajtje, pasi do përdoreshin për llogari të një procesi tjetër penal.

Në përfundim të këtij procesi, u dënuan dy pedofilë të tjerë Dino Christodolu dhe Robin Arnold. Tek vendimi ndaj dy pedofilëve është folur për provat që kërkon Brawn.

Gjykata urdhëroi kërkimin dhe gjetjen e dosjes gjyqësore ku do shikohet se çfarë sendesh i janë sekuestruar anglezit që u shpall “non grata” dhe u largua si i padëshiruar nga Shqipëria. Ai është larguar dhe nxjerrë nga Shqipëria me pasaportë tre ditore dhe të përkohshme.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha, që shpalli verdiktin e fajësisë mbi skandalin më të madh të pedofilisë, që e ka shpallur këtë vendim fajësie. /TCH/

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV