I vjen fundi shtypshkronjës së Universitetit të Oksfordit/ Ja sa shekuj rezistoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se katër shekujsh Oxford University Press do t’ia transferojë botimet e librave shtypshkronjave të tjera. BBC ka dhënë lajmin se shtypshkronja e famshme do t’i japë fund punës me datë 27 të gushtit të ardhshëm. 20 punëtorët, që janë ende të punësuar do të transferohen pranë kompanisë Oxiprint. 

Universiteti i Oksford-it filloi të shtypte libra rregullisht në vitin 1586. Oxford University Press u kthye gradualisht në një organizatë ndërkombëtare me më shumë se 6000 të punësuar në 53 vende të botës, me degë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Indi dhe Afrikë e Jugut. Pavarësisht kësaj ata u prekën nga ulja e ngadaltë e shitjeve gjatë viteve të fundit dhe nga pandemia.

Librat akademikë të Oxford University Press, të cilët janë të llojit ekonomik, shkencor, filozofik, fetar, ligjor apo letrar kanë një prestigj të pakontestueshëm. OUP ka botuar gjithashtu studime të ndryshme, të cilat nuk botoheshin nga shtëpitë e tjera botuese, me një çmim të përballueshëm, duke pasur parasysh cilësinë me të cilën ato janë punoheshin. 

Megjithatë shtypshkronja u tregua shumë e ngathët. Nuk arriti të përshtatej shpejt me ndryshimet teknologjike në treg gjatë viteve të fundit. Procesi i tyre i publikimit ishte aq i avashtë, saqë thuhej kudo se, kur të publikohej studimi, do të ishte kundërshtuar tashmë ose do të kishte dalë një teori e re./MCN.tv

Të fundit

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Lajme të tjera

Web TV