FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë/ Arrestohet Edison Begaj, disa të shoqëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat RENEA, FNSH dhe policia kanë ndërmarrë një aksion blic pasditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Nga ky operacion janë shoqëruar disa persona, si dhe është vënë në pranga Edison Begaj, pasi u kap me armë zjarri.

Kujtojmë se disa javë më parë, Begajt iu bë atentat me armë zjarri, nga ku mbeti i plagosur.

Operacioni në Lungomare është zhvilluar për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe armëmbajtje pa leje, por deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga policia.

Edison Begaj, një prej personave të arrestuar sot në kuadër të një operacioni të forcave RENEA në Vlorë nuk është një emër i panjohur për policinë. 39-vjeçarit në muajin maj iu bë një atentat me armë zjarri, në prani të fëmijëve të tij të mitur, ku dhe mbeti i plagosur.

Begaj u qëllua në hyrje të banesës së tij, sapo doli nga makina, ndërsa brenda mjetit ndodheshin edhe fëmijët e tij të mitur.

Edison Begaj u qëllua me katër plumba, ndërsa ishte subjekt i OFL, pasi më parë rezulton të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Po ashtu, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV