Portugalia vuan në Budapest, por arrin të shënojë 3 gola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portugalia ka vuajtur më shumë seç pritej, por ka arritur të fitojë ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” plot me tifozë, falë një goli të Rafael Guerrero në minutën e 84-t dhe dopietës së Ronaldos, duke fiksuar shifrat në 0-3.

Ishin kampionët në fuqi që e nisën ndeshjen në sulm dhe tentuan të rrezikojnë vazhdimisht portën e vendasve. Në pjesën më të madhe të minutave u luajt në zonën e Hungarisë dhe kapiteni Ronaldo kishte rastin më flagrant, por gaboi të shënonte vetëm pak metra nga porta pas një pasimi nga krahët.

Edhe në pjesën e dytë loja foli për Portugalinë, por nuk ishte e lehtë. Hungaria u mbyll mirë dhe provoi kundërsulmet, madje gjeti rrjetën pas minutës së 70, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje. Në fund Portugalia kishte rezervuar golat.

Në minutën e 84-t ylli i Borussia Dortmund, Raphael Guerrero mundi të shënojë pasi lëshoi një goditje milimetrike në portën e Gulasci. Dy minuta më pas Rafa Silva fitoi një penallti dhe Ronaldo e mori përsipër.

Ylli i Juventusit goditi fort dhe tundi rrjetën. Pas dy minutash kapiteni u kthye sërish në skenë dhe shënoi për 0-3, duke i dhuruar tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij, pasi përpara tashmë do jenë Franca dhe Gjermania.

Të fundit

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

Lajme të tjera

Web TV