Gjesti i Cristiano Ronaldos i kushton Coca Colas katër miliardë dollarë, bien aksionet e kompanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të pazakontë, teksa është ulur përballë gazetarëve në një konferencë për shtyp. Kapiteni portugez pa dy shishe Coca-Cola përballë tij dhe i largoi menjëherë.

Ky gjest i ka kushtuar shumë kompanisë së ‘Coca Colas’, vlera e së cilës ka rënë me katër miliardë dollarë, pasi Cristiano largoi nga tavolina dy shishet.

Ylli i Juventusit konsumon produkte të shëndetshme, të ndara në 6 vakte, në përpjekje për të qenë në një nivel të lartë në fushë dhe absolutisht nuk ka vend për sheqer në jetën e 36-vjeçarit.

Kapiteni i Portugalisë u duk sikur u ofendua, kur pa shishen e Coca Cola-s, në një konferencë shtypi para ndeshjes të së martës në Euro 2020, me Hungarinë.

Futbollisti kapi shishet dhe i largoi nga tryeza e tij dhe më pas mori ujë. Madje, nuk hezitojë t’u drejtohet gazetarëve, me bidonin e ujit në dorë: “Pini ujë!”

Ndërkohë, për këtë situatë Uefa nuk ka mbajtur ende një qëndrim duke patur parasysh që Coca Cola është sponsori i saj zyrtar.

Të fundit

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik,...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV