Kreu i Gardës në telashe me vettingun, komisioni e fundos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandanti i Gardës së Republikës Gramos Sako i është nënshtruar sot Vettingut duke dalë përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Komisioni ka deklaruar se ka një mungesë të dokumentimit të burimeve financiare dhe është konstatuar një pasaktësi në deklarimin e pasurisë gjatë kohës që kishte blerë një apartament në kryeqytet.

Gjitashtu  Sako ka mungesë financiare për shlyerjen e kredisë së marrë në shumën prej 3 milionë lekësh e cila është marrë me afat 20 vjeçar por është shlyer Brenda 3 ditësh.

Komisioni ka deklaruar gjithashtu se shitja e një automjeti nga ana e Sakos në vlerën 15 mijë euro, mjet të cilin e kishte blerë në vlerën 450 mijë lekë përben shkelje pasi kontrata e shit-blerjes së makinës ka qenë fiktive.  Ai rezultonte të ishte pronar i një bar kafeje me status pasiv, e cila rezulton me detyrime ndaj tatimeve, ndërkohë që Komisioni tha se subjekti ka pasur konflikt interesi në ushtrimin e funksioneve publike.

Pretendohet se ka shfrytëzuar postin për rritje gradash pa kriter, abuzime me dietat dhe parregullsi me etikën profesionale.

Gjatë viteve 2015-2019, mbesa e Sakos, vajza e motrës së tij është punësuar si juriste pranë Gardës së Republikës, që sipas Komisionit Sako ka kryer favorizim duke cënuar figurën e tij./Fjala.al

Të fundit

11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Kryesisht...

Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të madh që po mbahet në...

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” u rendit forcë e tretë...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Lajme të tjera

Web TV