Polica greke zbardh ngjarjen, 20-vjeçarja është vrarë nga i shoqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinioni grek ka mbetur i tronditur nga lajmi i mediave helene se 20-vjeçarja Caroline Krauts është vrarë nga bashkëshorti i saj Haralambos Anagnostopulos.

Policia ka marrë si bazë të dhënat e siguruara nga kamerat e sigurisë të shtëpisë, orën biometrike që viktima mbante në duar, por edhe mesazhet telefonike. Policia thotë, se gjatë kontrolleve në telefonin e 20-vjeçares, janë gjetur mesazhe që ajo shkëmbente me bashkëshortin.

Provat që zbuluan vrasësin

– Sipas të dhënave nga telefoni celular i Babis Anagnostopulos, ai nuk kishte thënë të vërtetën: Një aplikacion në celularin e tij që regjistron hapat, tregoi se kur ai pretendonte se ishte i lidhur, ai po ecte.

– Karta e memories në kamerën e sigurisë u hoq në 1.20 të natës, ndërsa “grabitësit” dyshohet se kanë hyrë në shtëpi tre orë më vonë. Regjistrimi i fundit i kamerës së sigurisë  ishte rreth orës 12.30 të natës fatale dhe tregon pilotin të ulur me foshnjën në dhomën e ndenjes së shtëpisë.

-Ora biometrike e viktimës regjistroi impulse të rritura dhe më pas asnjë shenjë jetike shumë më herët sesa koha kur piloti pretendonte se ishte vrarë vajza.

Sipas informacioneve , çifti duket se kishte debatuar atë natë , ndërsa dyshohet se kishin mosmarrëveshje shumë kohë më parë  dhe se viktima kishte vendosur të largohej me fëmijën.

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV