Finalja e parakohshme/ Gjermania ‘macja e zezë’ e Ronaldos, Loew mbështetet tek sulmuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i “ferrit” është shndërruar më të vërtetë i tillë për Gjermaninë, nëse dëshirojnë të shmangin një tjetër eliminim të turpshëm, përballë Portugalisë nuk duhet të humbasin, nëse rastin më të mirë i duhet një fitore për të ndezur edhe një herë ambientin, qartësisht nën presion të madh pas humbjes së pësuar kundër Francës në premierë.

Shifrat i japin më shumë besim ekipit të Loew përpara kësaj finaleje të parakohshme, në katër sfidat e fundit zyrtare kanë fituar gjithnjë përballë Portugalisë, fitorja e fundit ishte në Botërorin e 2014. Kujdes nga Thomas Muller, për herë të parë dhe të fundit deri më tani, në një turne madhorë, sulmuesi i Bayern Munich ka realizuar një “tripletë”, pikërisht kundër Portugalisë.

Luzitanët udhëhiqen sërish nga C.Ronaldo, autor i një “dopjetë” kundër Hungarisë, golashënuesi më i mirë në historinë e evropianit por kurrë CR7 nuk i ka shënuar Gjermaninë, një detaj që është i vështirë për tu besuar. Për Loew, Gjermania nuk është vetëm Ronaldo: “CR7 bën gjithnjë diferencën por Portugalia nuk është vetëm Ronaldo, edhe Bruno Fernandes është një futbollist i mirë, ndërsa ne nuk e mbështesim lojën tek individët, për ne, lojtari jonë më i mirë është grupi. Duhet të jemi më kërkues aty përpara nëse dëshirojmë të mposhtim Portugalinë dhe të vijojmë më tej në “Euro2020”.

Jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë më shumë se sa sfida kundër Francës, por duhet të jemi më të përqendruar në sulm”, theksoi Joachim Loew në konferencë për shtyp.Portugalia vjen me e qetë në këtë përballje dhe sigurisht me një stof ndryshe nga e kaluara, janë kampion në fuqi, fakt ky që është shumë domethënës për trajnerin Santos: “Portugalia ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, sot na respektojnë më shumë, kanë frikë nga ne. Gjermania?

Lexo edhe :  Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

Janë një skuadër fantastike, me një grup të mbushur me lojtarë të mëdhenj por të mendosh që Portugalia është favorite në shtëpinë e tyre me duket çmenduri, nëse e mendojmë kështu mund të humbasim”, u shpreh Fernado Santos në konferencë për shtyp.

Të fundit

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar...

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për...

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë...

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në...

Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë. “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për...

Lajme të tjera

Web TV