“The Economist” vlerëson Veliajn për projektin e piramidës: Memoriali i diktatorit po merr një tjetër formë jete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta prestigjoze “The Economist” ka vlerësuar projektin e kryebashkiakut Erion Veliaj për restaurimin e piramidës.

Për vite me radhë ndërtesa ka qenë një pamje e shëmtuar. Piramida e Tiranës ishte duke u rrënuar, e zhveshur nga struktura e saj prej mermeri dhe e dëmtuar nga mbishkrime, thekson “the Economist”. Aktualisht punëtorët janë duke punuar për restaurimin e ndërtesës më të pazakontë në kryeqytetin shqiptar, duke nisur nga maja e saj.

Përfunduar në vitin 1988, në të njëjtin vit me piramidën e Parisit të I.M. Pei, versioni i rraskapitur i Tiranës po merr një jetë të re.

Piramida u ndërtua si një muze dhe memorial për diktatorin komunist shqiptar Enver Hoxhën, i cili ndërroi jetë  më vitin 1985. Ndërtesa ishte projektuar nga vajza e tij dhe bashkëshorti i saj, të cilët pohuan se u frymëzuan nga mali që ngrihet mbi qytet. Rëndësia e saj reale ishte e dukshme për të gjithë, Z. Hoxha konsiderohej  faraoni i Shqipërisë dhe do të mbahej mend për mijëra vjet. Në mënyrë të fshehtë, shqiptarët u ankuan por ata ishin të varfër, një piramidë dukej mjaft ekstravagante dhe përveç kësaj, Hoxha ishte një përbindësh, vrasës masiv, shkruan “The Economist”. Kur komunizmi në Shqipëri u rrëzua më vitin 1991, muzeu memorial u mbyll menjëherë.

Që nga ajo kohë, askush nuk  ka ditur si të veprojë lidhur me ndërtesën.  Gjatë luftës së Kosovës më 1999, NATO e përdori piramidën si një shtab rajonal.

Udhëheqësi që mori pushtetin pas rrëzimit të komunizmit Sali Berisha, nisi një projekt të dështuar, për ta shndërruar atë në një teatër të ri kombëtar. ”The Economist” citon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili thotë se Struktura u shndërrua në  “një Frankenshtain”.

Lexo edhe :  Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom

Vitin e kaluar Z. Veliaj u përfol për vendimin e tij të rindërtojë teatrin kombëtar, një strukturë e ndërtuar gjatë gjatë luftës së dytë botërore nga sunduesit italianë.

Liderët ndonjëherë duhet të shkojnë kundër rrymës, citon “The Economist” Veliajn duke shtuar: “Vetëm peshqit e ngordhur shkojnë me rrymën”. Përkundrazi , vendimi i kryebashkiakut për restaurimin e piramidës është mjaft i kërkuar.

Kur restaurimi të përfundojë, piramida do të ketë shkallë, që t’iu mundësojë njerëzve ngjiten në majë. Brenda piramidës që dikur ishte tempulli i një tirani, do të funksionojë një organizatë  me të cilën z. Veliaj u takua në Armeni dhe që do tu mësojë fëmijëve se si të programojnë, përfundon gazeta prestigjoze./The Economist

Të fundit

Burrat e shkurtër nën 162 cm jetojnë më gjatë se burrat mbi 162 cm

Studimet e fundit kanë treguar se burrat e shkurtër jetojnë 3 vite më shumë se burrat e gjatë. Një studim...

KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë...

“Salianji e Meta në burg si në diktaturë”/ Berisha: Të bëjmë të pamundurën që të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me ish të përndjekurit politik tha se Ervin Salianji dhe Ilir Meta janë dy të...

Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?

Nga Frrok Çupi Vallë cila do të ishte dramatike: E para që Presidenti i Republikës i vë zjarrin vendit, thith urrejtjen e popullit të vet dhe...

Tik-Tok reagon për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA

Platforma e njohur e rrjeteve sociale TikTok paralajmëroi për një ndërprerje të afërt për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA pasi Gjykata e...

Lajme të tjera

Web TV