Gjermania hap nga sot kufijtë për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dita e sotme hiqen zyrtarisht kufizimet e udhëtimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, pas vendimit të kësaj të fundit më 18 qershor, për të miratuar rekomandimin e Këshillit Evropian për heqjen e kufizimeve me tre vende ballkanike.

Kështu, nga sot, shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të mund të kalojnë pa kufizime drejt shtetit gjerman.

Gjithsesi, për pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë, do të duhet të paraqesin sërish një test negativ ndaj Covid-19.

Të vaksinuarit plotësisht, përftojnë nga heqja e kufizimeve. Por, jo të gjithë. Gjermania, nga vaksinat në përdorim në Shqipëri, njeh vetëm ato nga Pfizer dhe AstraZeneca.

Një pjesë e mirë e qytetarëve ndërkohë, janë vaksinuar me vaksinat nga Sputnik V dhe Sinovac. Këta shtetas, kanë sërish nevojë të paraqesin test negativ ndaj Covid-19 ose një vërtetim që janë të shëruar nga virusi.

Për të shëruarit, vërtetimi duhet të jetë jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit. Një vërtetim të tillë mund ta paraqesin edhe persona që kanë kryer vaksinimin dhe kanë krijuar imunitet ndaj Covid-19. Pra, persona, të cilët kanë antitrupat.

Nga Ambasada Gjermane, përpos këtyre detajeve, bëhet me dije se janë Landet Federale, ato që vendosin mbi karantinimin e detyrueshëm. Kështu, çdo Land mund t’u kërkojë udhëtarëve një periudhë të caktuar karantinimi.

Dokumentet e paraqitura në kufi duhet të jenë në versionin e printuar ose digjital, për të mbartur vlefshmërinë e tyre./MCN.tv

 

Të fundit

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”....

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Lajme të tjera

Web TV