Basha gati spastrimin në PD/ Kush ikën dhe kush vjen?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha po nxiton të mbyllë me shpejtësi kapjen e çdo posti drejtues në PD dhe largimin e çdo zëri të fortë kritik që kërkon ndryshim apo mendon se Basha, humbi vërtet zgjedhjet.

Burime zyrtare nga PD thanë se menjëherë pas analizës do ecet me zgjedhjen e strukturave drejtuese në qendër, përshfirë Kryesinë, Sekretariatin, Këshillin Kombëtar e deri tek degët e PD që do futen të gjitha në proces zgjedhor, kryetarët lokalë që nuk kapën targetet e Bashës do largohen të gjithë.

Ky proces riorganizimi duket të jetë qartazi një spastrim dhe forcim i pozitave të Lulzim Bashës në krye të PD, që tashmë synon të çimentojë çdo post me njerëz që mendojnë si ai dhe nuk sjellin bezdisje, duke artikuluar humbjen e zgjedhjeve.

Basha po përpiqet qartazi që zgjedhjet t’i quajë masakër me shpresën se mund të ndryshojë apo fitojë mbështetjen e militantëve që e kanë braktisur masivisht.

Pjesëmarrja e ulet në zgjedhjet brenda PD-së, dhe vetëm 28% e votave të anëtarësisë ishin një këmbanë alarmi për Bashën.

Basha tashmë ka bërë gati edhe lëvizjet që do të kryejë, por i duhet të shkurtojë kohën e pritjes për të mbledhur strukturat dhe kryer operacionin e spastrimit.

Emrat e parë që do largohen janë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të dy nën/kryetarë të PD, të cilët prej tetë vitesh qëndrojnë në krah të Bashës.

Këto dy poste kanë edhe emra të tjerë që synojnë. Ervin Salianji, Tomor Alizoti apo Jorida Tabaku, janë nga emrat që mund të jenë pjesë e drejtimit të grupit parlamentar apo edhe nën/kryetarë Kuvendi.

Emra të tjerë që do kenë pozicione në komisionet parlamentare apo pjesë e drejtimit të grupit pritet të jenë Albana Vokshi, Enkejled Alibeaj, Alfred Rushaj etj.

Lexo edhe :  “Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Një emër tjetër që largohet është Bujar Nishani, i cili ikën nga drejtimi i Këshillit Kombëtar, ky pozicion mund edhe të shkrihet fare, por Basha kërkon ruajtjen për të bërë qokë me emrat që do i duhet ti shpërbleje.

Një vend vakant për Bashën është edhe ai i Sekretarit Organizativ, pas largimit të Sahit Dollapit menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve me dorëheqje.

Arben Ristani, largohet nga drejtimi i Komisionit të Disiplinës që e drejtonte prej 4 vitesh, pozicion që asnjëherë nuk u konsiderua nga Basha.

Një emër që largohet është ai i Çlirim Gjatës, i cili nuk u fut as në listën fituese, megjithëse pretendimet e tij ishin të mëdha.

Belind Këlliçi i FRPD, lë drejtimin e organizatës partnere, atij i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të rikandidojë. Ngelet një emër që mund të ketë Basha “nën mëngë”, për ta përdorur në postet politike në parti.

LDG, nuk zhvillon zgjedhje nga viti 2009, ikën Albana Vokshi nga drejtimi dhe pretendente janë Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Gjithçka do të varet edhe nga postet e tjera drejtuese që këto dy emra pretendojnë në PD.

Ervin Minarolli është një emër tjetër që largohet, pasi dështoi totalisht në drejtimin e Burimeve Njerëzore.

Basha do tentojë edhe largimin nga kryesia të Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët së fundi janë përballur fort me kreun e PD.

Një emër që pritet të mbajë postin drejtues është Gazmend Bardhi. Ai qëndron në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Ivi Kaso qëndron me post në sekretariat.

Një emër që mban detyrën është edhe Ina Zhupa, e cila në fakt është e emëruar e kryetarit së bashku me Sekretarin e Mardhënieve Ndërkombëtare, Arben Kashau./CNA.al/

Të fundit

Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnjë-Hercegovinës vendosi të mërkurën unanimisht që t’i revokojë mandatin presidentit të Republikës Sërpska,...

Jashari përfundon pjesën e parë të vizitave mjekësore, pas firmës do të dalë në stërvitje

Ardon Jashari ka përfunduar pjesën e parë të vizitave mjekësore, e cila është një parakusht për nënshkrimin e kontratës së tij me Milanin. Mesfushori me origjinë shqiptare...

Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Rubrika “Ne, evropianët” na çoi këtë të martë, më 5 gusht, në Shqipëri apo El Doradon e re për pushuesit, sipas stacionit të njohur...

“Dështimi” i radhës për Newcastle, Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Man Utd

Sulmuesi i RB Leipzit, Benjamin Sesko thuhet se ka rënë dakord plotësisht për kushtet personale me Manchester United, para një transferimi këtë verë. Sipas...

“Nis transformimi i Banjave të Bënjës”, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike në zonën e Përmetit dhe...

Lajme të tjera

Web TV