Covid-19/ Vetëm 3 të shtruar në spital, ja sa raste të reja janë shënuar në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i rasteve aktive me covid në Shqipëri ka zbritur në 107, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua vetëm 1 rast me covid.

Shifra që tregojnë se situata epidemiologjike në vendin tonë është pozitive. Gjithsesi, Shkodra vijon të mbajë numrin më të lartë të të infektuarve me 36 raste aktive, e ndjekur nga Tirana me 31 raste dhe Durrësi me 11 raste.

Gjirokastra, Korça dhe Fieri kanë vetëm nga 1 rast aktiv me covid, ndërsa Kukësi ka 2 raste aktive.

Në Berat raportohen 8 raste aktive, 7 në Lezhë, 6 në Elbasan dhe 3 në Dibër. Prej disa ditësh, Vlora vijon të jetë pa asnjë rast, duke u bërë qarku i parë që ka fituar betejën me koronavirusin.

Vetëm tre pacientë në spital

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

11 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Gjithsesi, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127GSH

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV