E përdhunoi për 7 orë/ Ky është bullgari që abuzoi me pastruesen shqiptare (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka vënë në pranga shtetasin bullgar që akuzohet se përdhunoi një 50 vjeçare shqiptare, e cila punonte si pastruese në Athinë.

Autoritetet greke kanë nxjerrë 35-vjeçarin përpara gjykatës bullgarin, i cili ishte i veshur me jelek anti-plumb dhe i shoqëruar nga forca të shumta policie.

U kap duke pirë uzo/ Ky është bullgari që përdhunoi

Mediat greke shkruajnë se në momentin që 35-vjeçari u arrestua dje ishte ulur pranë një kioske duke shijuar uzon për herë të fundit në liri, përpara se t’i vendoseshin prangat.  Bullgari është një person me precedent penal, pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar po për të njëjtën vepër penale, për të cilën u arrestua sërish, përdhunim.

U kap duke pirë uzo/ Ky është bullgari që përdhunoi

Si ndodhi përdhunimi

Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.

Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’, ka treguar gruaja.

Gruaja më pas përshkroi se si arriti të shpëtonte.

U kap duke pirë uzo/ Ky është bullgari që përdhunoi

Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar.

Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo. 50-vjeçarja shpjegoi se nuk e njeh autorin 35-vjeçar. “Unë nuk e njoh fare. Unë dua që ai të dënohet” deklaroi shqiptarja.

 

Të fundit

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit në Afganistan

Që nga pushtimi i Ukrainës, Kremlini është përballur me tensione diplomatike në nivel ndërkombëtar. Tani Rusia është vendi i parë që njeh qeverinë talebane...

Lajme të tjera

Web TV