Moti i keq, pezullohen udhëtimet Durrës-Bari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti portual i Durrësit njofton se si pasojë e motit të keq, janë pezulluar dy udhëtime të parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Port i Durrësi drej Portit të Barit.

Gjithashtu ata bëjnë me dije se edhe Porti i Barit është mbyllur.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

?Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të lundrimeve drejt Portit të Barit?

Si pasojë e mbylljes së përkohshme të Portit të Barit, për shkak të situatës së motit, ju bëjmë me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti.

?Konkretisht:

?Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;

?Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari;

, parashikuar për t’u nisur nga Porti i Durrësit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, kanë anuluar lundrimin, si pasojë e situatës së motit?

Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë Port paraqitet më e qetë.

⚓️Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për vonesat e krijuara, duke siguruar se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre të udhëtimit?

#MaritimeAlbania???⚓️

Drejtoria e Përgjithshme Detare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV