Macron pret Kurtin në Paris, ja për çfarë diskutuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur sot nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Presidencial Elysee.

Sipas një deklarate për mediat nga Zyra e Kryeministrit, takimi bilateral mes Kurtit dhe Macronit ka përfunduar.

Në komunikatë thuhet se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen evropiane, si dhe sfidën e përbashkët në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

“Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen evropiane, si dhe sfidën e përbashkët në ballafaqimin me pandeminë COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ka thënë se në takim u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi, edhe pse në komunikatë nuk përmendet diçka e tillë.

“Kemi pasur një takim shumë miqësor, më shumë se një orë me presidentin Macron, një takim shumë të sinqertë. Kemi diskutuar për mundësinë që Kosova të furnizohet me vaksina anti-COVID, për më shumë investime nga Franca në Kosovë, për arsimin, liberalizimin e vizave si prioritet i Qeverisë Kurti, dialogun me Serbinë dhe rrugën më të lehtë për në Bashkimin Evropian”, ka bërë të ditur Rexhepi për Telegraf.

 

Të fundit

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA thotë se njerëzit mund ta...

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

Zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në Kefalonia është tani nën kontroll, sipas presidentit të Komunitetit të Faraklatës, Evangelos Marinakis, i...

Një nga lojtarët kyç të “Tripletës”, PSG merr vendimin befasues për Donnarumman

PSG ka nxjerrë në “rrugë” portierin Gianluigi Donnarumma dhe vendimi i fundit lë pak vend për diskutime. Portieri italian, një nga protagonistët kryesorë të...

Lajme të tjera

Web TV