Autoritetet në SHBA të alarmuar pas shembjes së pallatit 12-katësh në Miami: Ka viktima dhe 100 persona të humbur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet policore në SHBA, kanë reaguar sërish për shembjen e pallatit 12-katësh në Miami, duke ngritur alarmin për situatën aktuale. Sipas tyre, deri më tani 1 person është shpallur i vdekur, ndërsa numri i të humburve nën rrënoja ka shkuar në 100.

Autoritetet shprehen se është e paqartë se sa persona ndodheshin brenda në ndërtesë në momentin që ndodhi tragjedia. Orët e fundit, ekipet e kërkim-shpëtimit, kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat 35 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në spital.

“Pjesa e pasme e ndërtesës është shembur. Ekipet e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë nën rrënoja. Shpresojmë të gjejmë sa më shumë persona. E gjithë situata na përkon me atë të 11 shtatorit, jemi të tronditur”, u shprehën autoritetet.

Ndërtesa është ndërtuar në 1981 dhe ka më shumë se 100 apartamente. Shkaku i shembjes mbetet i paqartë, megjithatë, njerëzit në zonë thanë për “Local 10 News” se ditët e fundit po punohej në çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur edhe pajisje të rënda.

Të fundit

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Lajme të tjera

Web TV