Skema e re e fajdeve në Shqipëri nga Iutecredit, merr 1 e paguaj 3/ Përmbaruesit kërkojnë ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqsorë privatë apelon fuqishëm për skemën piramidale të ngritur në Shqipëri nga kompania Iutecredit, që sipas tyre, përvec reklamës së fuqishme në televizionet kombëtare, po shtyn qytetarët të bien pre e një “vjedhjeje” me licensë, sic e konsiderojnë ata skemën e re të kredidhënies nga ky institucion mikrofinanciar.

Në një artikull të gjatë sqarues, ata analizojnë marrjen e një kredie nga Iutecredit që penalizon në masë shqiptarët, nëse nuk do të jenë qoftë edhe 1 ditë të rregullt në pagesën e kësaj kredie.

Përmbaruesit privatë e kanë bërë këtë duke marrë shembullin konkret se cili do të jetë fati i një qytetari që do të bjerë pre e kësaj skeme, e sidomos pas publicitetit të madh që po bëhet gjatë këtyre muajve.

Postimi i plotë i Dhomës së Përmbaruesve Gjyqsorë Privatë

Në 1996, FMN i tërhiqte vëmendjen qeverisë shqiptare, që të paralajmëronte popullin për rrezikun që sillnin firmat piramidale.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë asokohe paralajmëronte për natyrën piramidale të firmave dhe për pasojat që mund të vinin. Te “Sudja”, “Vefa”, “Populli” fusje 1 merrje 3 d.m.th, fusje 1 milion lekë të jepnin 3 për pak kohë.

Mrekulli!… që përfundoi në luftë.

Pas 25 vitesh historia përsëritet, por së prapthi. Sot të japin 1 dhe të marrin 3. Piramidat janë kthyer upside-down/kokëposhtë. FMN-ja me qeverinë nuk flet, ndërsa Guvernatori i BSH-së merret me kohën… javën tjetër do të kemi ulje temperaturash me 3-4 gradë.

Ja çfarë të ndodh po të duash të blesh një telefon, lavatriçe, TV apo pushime në “Dhërmi” me kredi në Shqipëri në 1 korrik 2021. Të dhënat janë reale nga kontrata te “IUTE CREDIT ALBANIA”.

Ne 1 korrik merr 1 milion lekë kredi për 10 muaj deri në 1 prill 2022.

Kësti mujor 137 mijë lekë, që duhet ta paguash çdo datë 9 korrik, gusht, shtator, tetor…

Lexo edhe :  Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por...

Nëse je i rregullt çdo datë 9, në fund do të shlyesh 1 milion e 370 mijë lekë.

Po u harrove në plazh pas datës 9 korrik e më pas e harron fare pagesën 2 muaj apo më tepër do të paguash penalitet ditor.

Pas 70 ditë vonesë nëse s’ke shlyer asgjë aty nga data 8-9 shtator penaliteti do të ketë arritur në 1.2 milionë lekë + 1.3 që është detyrimi total i kredisë = 2.5 milionë lekë.

Pra, për 2 muaj plazhi dhe 10 ditë shtatori more 1 milion dhe do japësh 2.5 milion.

Me përllogaritje më pas deri në 1 prill 2022… do të shkosh me kësmet 3-fish, 3.5-fish, pse jo dhe 4 apo 5 herë më tepër pas 10-muajve.

Penalitetet kanë një specifikë që pushuesi i lumtur i ka firmosur vetë:

Klientit në vonesë prej 50 ditësh i dërgohen 4 sms njoftuese me kosto 200 lekë secila (4 sms X 200 lekë = 800 lekë).

Klientit në vonesë prej 50 ditësh i dërgohen 3 letra njoftuese me kosto 1 500 lekë secila (3 letra X 1 500 lekë = 4 500 lekë).

Kostoja e njoftimeve, sipas këtij rasti është 5 300 lekë (sms dhe letra).

53 mijë lekë me të çu 4 mesazhe me 2 mijë lekë msg-ja telefonike (çfarë shkruajnë ato vajzat në mesazh?!

Çfarë shkrimi kanë ato 3 letra A4 që kushtojnë 15 mijë lekë copa?!

Ky është bank-ingu apo fajd-ingu në Shqipëri. Nuk dihet çfarë mendojnë për këtë prof. Malaj, Civici, e të tjerë profesorë të shquar në fushën e sistemit financiar e atij bankar, por me mijëra njerëz të thjeshtë janë përfshirë sot në këtë skemë.

Skema që ushqen sot reklama të bukura me pamje joshëse televizive. Skema ku jep 1 “Manush” dhe merr 3 “Antonela”. /Newsbomb.al/

Të fundit

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

Shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar dy antibiotikë të rinj potencialë, të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, që mund të luftojnë...

Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Pas disa ditësh nxehtësie të lartë dhe thatësire, rrugët e kryeqytetit dhe zonave përreth janë përfshirë nga një frymë freskie, falë reshjeve të pakta...

Lajme të tjera

Web TV