Ka baba…kriminel!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Një nga biznesmenët më të suksesshëm të Shqipërisë, nga ata që ka çdo gjë, karrierën e dikurshme profesionale, të tashmen e ndritur dhe trashëgiminë nga një familje intelektuale tiranase më tregonte një ditë për një “konflikt” me vajzën e tij studente  në Boconi.

“Desha ti blej një makinë modeste, me çmim rreth 20 mijë euro që ta kishte, ndërsa bënte studimet. Për të vajtur në shkollë, për tu kthyer në shtëpi, për të shkuar diku për ndonjë fundjavë. Mirëpo sa ia shfaqja gocës këtë ide refuzoi në mënyrë kategorike”- tha biznesmeni. Dhe dy kishin qenë arsyet, sipas vajzës së tij, që e bënin dhuratën e padëshiruar. E para, ishte transporti publik italian shumë i zhvilluar, që plotësonte shërbimin e transportit në çdo cep të Milanos apo Italisë.

Dhe e dyta, e më e rëndësishmja, ishte mentaliteti i shokëve e shoqeve të studentes shqiptare, me të cilin do ti duhej të ballafaqohej, “mirë makinën ta bleu babi, po ti vetë, çfarë do blesh me forcat e tua”?!

Niveli i transportit publik në Shqipëri është ky që e dimë e përjetojmë të gjithë, megjithë përmirësimet, ndaj nuk ka pse të zgjatemi shumë në këtë aspekt.

Dallimi mes kulturave, mentaliteteve, mënyrës së edukimit, kjo po, meriton një ndalesë. Për çfarë punon një njeri i zakonshëm me një karrierë normale? Cili është produkti final, bilanci përfundimtar i jetës produktive të tij? Me përjashtim të atyre që janë të suksesshëm në biznes, të tjerët që e kalojnë jetë e tyre si rrogëtarë të zakonshëm,  nëse arrijnë të kenë një makinë të mirë dhe një shtëpi të tyren, me të drejtë mund të quhen të suksesshëm. Edhe llogaritjet e konfirmojnë këtë. Nëse merr një makinë të re me kredi kohëzgjatja e shlyerjes së saj është 5 vite. Nëse merr një shtëpi të re me kredi, kohëzgjatja e shlyerjes së saj është 25-30 vite. Afërsisht aq sa është edhe periudha efektive në punë. Mirëpo çndodh me shumë prindër shqiptarë biznesmenë e zyrtarë të korruptuar?!

Lexo edhe :  Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

Të paaftë për të edukuar fëmijët sikurse duhet, me ndjenjën e përulësisë, modestisë, korrektesës, mirësjelljes shoqërore bëjnë të kundërtën e saj. Kthejnë kokën pas bëjnë retrospektiva të vuajtjeve e defiçiteve të tyre materiale dhe si kompensim “ngopin” fëmijët me to. Pra i edukojnë keq, duke i bombarduar me të mira materiale. Iu blejnë makina të shtrenjta, aparate celularë të fundit, apartamente të mëdhenj e komodë, aksesorë të ndryshëm që dëshmojnë jetë luksoze etj etj. I çojnë me pushime në çdo vend të botës, iu japin karta krediti pa limit. Duke vepruar në këtë mënyrë, fëmijët e tyre janë të dhënë pas jetës vanitoze e të demotivuar me të drejtë. Sepse refuzimi, duke i thënë babait ” faleminderit , por nuk mund ta pranoj dhuratën tënde” është një shprehje që dëgjohet rrallë, shumë rrallë, dhe kjo varet pra nga edukimi familjar, nga trashëgimia familjare.

Kurse po të thuash “ka baba çun” dhe turresh ti plotësosh çdo dëshirë është e sigurtë që një ditë do të të duhet të thuash “ka baba… kriminel”.

Të fundit

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Lajme të tjera

Web TV