“SIGAL UNIQA” kryeson tregun e sigurimeve/ Kompania u shpërbleu klientëve dëme me vlerë mbi 20 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria” zhvilloi këtë të shtunë Takimin Rajonal të grupit. Në fokus të këtij takimi ishte analiza financiare të tre kompanive SIGAL UNIQA në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut, sfidat dhe ndryshimet që solli pandemia e Covdi 19 si dhe objektivat për 6-mujorin e dytë të vitit 2021 dhe objektivat më afatgjatë për vitin 2022.

Në analizën financiare, CEO i SIGAL UNIQA për tre shtetet, z. Avni PONARI, vuri në dukje ndikimin që pandemia pati në sektorin e sigurimeve. Siç bën me dije kompania, përgjatë mbylljes së 3 vendeve, sigurimet patën një rënie të ndjeshme, por menjëherë më pas filloi rimëkëmbja, duke arritur përgjatë këtij viti sërish në nivelet e para pandemisë.

SIGAL UNIQA ishte e vetmja kompani, e cila, edhe pse ka paguar dëmet më të mëdha të tregut, dëme që erdhën si pasojë e dy tërmeteve të 2019-ës që u shtrinë përgjatë 2020-ës si dhe të dëmeve që erdhën si pasojë e pandemisë nga Covid 19 duke paguar të gjitha kërkesat për dëmshpërblim të klientëve të siguruar më shëndet privat, sërish SIGAL UNIQA ka ruajtur qëndrueshmërinë e saj financiare. Kompania ka kryesuar tregun, me një diferencë të madhe nga kompania që renditet e dyta pas saj. Në total SIGAL UNIQA shpërbleu dëme në vlerën e më shumë se 20 milionë eurove, në më pak se 2 vjet. Ndërsa duhet përmendur fakti se ishte e vetmja kompnai në Shqipëri dhe rajon e cila hodhi në treg sigurimin nga Covid 19, me një çmim simbolik por me përfitime të mëdha për qytetarët.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV