I vranë djemtë në Velipojë/ Babai me lot në sy: Më është fikur dera, mos i ndodhtë askujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më kanë vrarë djemtë”. Një pohim tragjik, që sikur do të bindë dhe atë vetë për përmasat e tragjedisë që i ka rënë në prag të derës.

Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë pas mesnate në Velipojë, Xhovanit, 25 vjeç dhe Edmondit, 38 vjeç, ka folur pak orë pas ngjarjes së rëndë. Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezlongët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.

“Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos t’i ndodhë askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezllone. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezllonët, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezllonet sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj mos t’i ndodhë më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë. Më kanë vrarë djemtë. Ne i kemi vendosur shezllonet përpara se të bëhej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata”, rrëfen Pjetri.

Babai tregon se i kanë vrarë fillimisht djalin e madh, menjëherë dhe më pas ka qëlluar dhe djali tjetër. Pjetri thotë se nuk e ka pritur këtë ngjarje, pasi ka pasur marrëdhënie shoqërore me palën tjetër, pra familjen Ferracaku.

“Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Djersa e tij është (qan). Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë më askujt”, deklaron ai.

Lexo edhe :  Zbulohen parcela me 1800 rrënjë kanabis në Bulqizë

 

Të fundit

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në...

Makina futet kundravajtje në autostradë/Një i vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi të dielën në mëngjes, pak para orës 05:15, në autostradën A22 të Brennerit në Bolzano të Italisë, ku...

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital të moshuarin

Autoritetet kanë arrestuar një 33-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar. Ngjarja ka...

2750 km me vrap nga Anglia në Shqipëri, sfida e ‘çmendur’ e Seb Ponarit

Nga Cambridge në Tropojë, 2750 km në 40 ditë të bëra në këmbë duke vrapuar, kjo është sfida e çmendur e ndërmarrë nga Seb Ponari, shqiptari nga...

Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

Në plazhet e Tel Avivit, jeta rrjedh me një normalitet të dukshëm, pavarësisht konfliktit të armatosur të vazhdueshëm me Iranin. Ka nga ata që ecin...

Lajme të tjera

Web TV