Kërcënoi me jetë komentatorin Kosta Grillo? Reagon Thoma Gëllçi: Ja si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka reaguar mbi zërat se ai ka kërcënuar komentatorin Kosta Grillo.

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Gëllçi shkruan se ka qenë Grillo ai që ka dërguar disa fyerje dhe ofendime në adresën e tij personale dhe ky ka qenë kontakti i vetëm që ai ka pasur me të. Gëllçi thekson se i ka shpërfillur këto sms nga Grillo dhe në fund shton se atij i uron shëndet.

Gjithashtu, edhe një sërë kometuesish në postimin e Gëllçit që e njohin atë nga afër shprehin mbështetjen ndaj tij duke thënë se ai nuk do e bënte kurrë diçka të tillë.

Postimi i plotë i Gëllçit:

“Prej këtu ku jam në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lexova në gazetat dhe portalet shqiptare online se unë paskam kërcënuar me jetë Kosta Grillon dhe ky i fundit ka bërë kallëzim në polici.

U them shokëve dhe miqve dhe kujdo tjetri, se, se me perjashtim të disa sharjeve dhe fyerjeve që ai ka dërguar me sms ne adresën time, ( të cilat i kam shpërfillur) as kam ndonjë lidhje me Kosta Grillon, as me ndonjë “kërcënim” ndaj tij. Thotë që e kam hequr nga puna në RTSH , por asnjehere nuk ka punuar aty. As kam lexuar ndonjë shkrim të Kosta Grillos ndaj meje dhe as e di se me se merret ky person në jetën e vet. Për problemet që ai mund të ketë , qoftë për mbrojtjen e jetës, apo qoftë për kërkesën e tij për azil, unë as e ndihmoj dhe as e dëmtoj dot. Kostës i uroj shëndet dhe u faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin.”, shkruan Gëllçi.

Lexo edhe :  KAS refuzon t'ia kalojë mandatin Lapajt, sekretari i SHB: Vendim politik

Ditën e djeshme, burime për Fjala.al bënë me dije se Grillo ka bërë një denoncim zyrtar në policinë e shtetit (oficeres së policisë z.Zhuliana Bregu) ndaj Gëllcit dhe rrethit të tij për shkak se ka marrë një telefonatë kërcenuese duke iu kërkuar që të mos publikojë më shkrime dhe fakte ndaj ish-drejtorit të RTSH-së.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV