Temperaturat e larta në Shqipëri, mjeku Kalo këshillon: Kujdes nga këto ushqime, ja moshat e rrezikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej ditësh vendi është përballur me temperatura ekstreme të motit. Për këtë arsye, mjeku infeksionist, Tritan Kalo, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka dhënë disa këshilla se si duhet ta përballojmë këtë kohë.

Muajt e verës sipas tij, janë të mbushura me baktere të shumta, shto këtu dhe temperaturat e larta, bëhet një rrezik i madh për shëndetin.

Sipas mjekut, moshat më të rrezikuara janë ato ekstreme, pra fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç, sidomos ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Ushqimet e shitura apo konsumuara sipas mjekut Kalo janë një tjetër rrezik, ndaj ai i kërkon qytetarëve të vetëndërgjegjësohen dhe për çdo problematikë të drejtohen te mjekët.

“Kohë kovidiane….29.06.2021….Postimi i mëposhtëm i shkruar në “nxehtësinë përvëluese të motit politik dhe atij natyror”, vlen të ripostohet edhe në këto ditë të kësaj “furre natyrore”, e cila ka gjasë të jetë bashkudhëtare e jona e kësaj vere të 2021-it…..Përkujdesi ndaj vetes dhe të afërmve duhet të jetë maksimal si për hidrimin e kujdesshëm po ashtu edhe për ushqimin e shpeshtë e të variueshëm, përsa kohë që nevojat e trupit për to rriten shumë….Moshat ekstreme, fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65, si dhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj., janë nga më të ekspozuarit dhe më të rrezikuarit në këto temperatura ekstreme jo të zakonshme për stinën….Vetndërgjegjësimi mbetet primordial në përballimin e kësaj situate…..

Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura, të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme….45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë….KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë…. Grumbullimet masive për ceremonitë festive të gëzimeve familjare janë potencialisht të rrezikshme, nëse organizuesit e tyre i nënvlerësojnë kushtet higjeno-sanitare të përgatitjes, të ruajtjes dhe të shërbimit të ushqimeve për këto ceremoni….VERA po ashtu bashkëshoqërohet me infeksione nga më të ndryshmet të çdo organi tonë….Ndaj KUJDES dhe vetëm KUJDES….

Lexo edhe :  Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Në çdo rrethanë ne MANTELBARDHËT dhe i gjithë personeli tjetër në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm jemi të gatshëm që me Profesionalizmin, Punën, Përkushtimin dhe Përkujdesjen t’ju gjëndemi, nëse shëndeti juaj vihet në rrezik….Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo.

Të fundit

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Lajme të tjera

Web TV