Rrëfehet babai i Caroline, tregon si u ndje kur mësoi se dhëndri i kishte vrarë vajzën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i 20-vjeçares Caroline Crouch ka treguar për mediat britanike ndjesitë që pati kur mësoi se dhëndëri i tij Babis Anagnostopoulos ishte vrasësi i të bijës.

Kujtojmë se piloti 32-vjeçar mbyti në gjumë bashkëshorten me një jastëk në sy të vajzës së tyre të vogël më 11 maj. Më pas, ai u tha hetuesve që Caroline ishte vrarë gjatë një grabitjeje të dhunshme. Tashmë, i ati i të ndjerës David ka treguar se zija për vajzën iu kthye në inat dhe revoltë pasi mori vesh se dhëndri i tij ishte marrë nga policia ndërsa ndodhej në varrin e Caroline.

“Kur e mora vesh më vonë, i vetmi peng që kisha ishte që nuk e dita sa isha aty,” tha ai për The Sun.

“Do t’ia kisha hedhur kokën në erë dhe do të isha i gatshëm t’i vuaja pasojat.”

David tha se ai dhe bashkëshortja e tij Susan mësuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e tyre në ishullin grek Alonissos.

“Nuk do ta harroj kurrë sesi u ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt mu fut në kraharor dhe më nxori zemrën. Ishte dita me e keqe e jetës time.”

Ndërkohë, prindërit e Caroline kanë marrë tashmë edhe kujdestarinë e Lidias, vajzës së vogël që ka mbetur e vetme pasi nëna iu vra dhe babai ndodhet pas hekurave.

Të fundit

Miks virozash në qarkullim, rriten infektimet në popullatë, pritet piku i gripit

Gripi dhe viruset e tjerë respiratorë po rëndojnë situatën epidemiologjike në vend. Fillimi i janarit ka rritur sëmundshmërinë në...

Transfertat kombëtare në euro/ BSH: Vitin e kaluar arritën në 5.2 miliarde euro

5.2 miliardë euro është vlera e pagesave të kryera në monedhën europiane gjatë vitit 2024 në ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë ka publikuar statistikat...

Parlamentaret e 11 majit, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Diaspora është pro rotacionit

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD, ku në fokus janë zgjedhjet e 11 majit. Duke u ndalur tek vota e diasporës,...

DPA memorandum mirëkuptimimi me simotrën italiane

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Italisë (DGA) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që bën...

Dimri polar/Situatë kaotike në Kapshticë, autobusët mbi 3 orë pritje, qytetarët mes borës

Pas ndërprerjes së qarkullimit të kamionëve dhe autobusëve për kalim në Doganën e Kapshticës nga pala greke, duket se numri i mjeteve, kamionave dhe...

Lajme të tjera

Web TV