Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoin-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi i Bitcoin dhe themeluesi i shkëmbnimeve të kriptomonedhave Mircea Popescu raportohet se është gjetur i mbytur në brigjet e Kosta Rikës, sipas një raporti të shkurtër dhe mjaft të paqartë nga stacioni televiziv vendas Teletica.

Sipas raportit, Agjencia e Hetimit Gjyqësor vendase ka konfirmuar vdekjen e miliarderit, por mbetet ende e paqartë nëse është gjetur trupi i viktimës apo jo.

Revista Bitcoin bisedoi me disa gra të cilat kishin marrëdhënie me Popescu, të cilat konfirmuan vërtetësinë e lajmit.

Pionieri në fushën e kriptomonedhave ishte një ndër personat që mbante disa nga shumët më të larta të kriptovalutës. Ai ishte vetëm 41 vjeç.

Sipas revistës Bitcoin ai ishte nga personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në 2012, si dhe një faqe online  rreth Bitcoin, ku shpesh shpërndante opinionet e tij seksiste dhe të prapambetura.

Bazuar në pasurinë e tij marramendëse, zotërimet e tij do të kenë arritur vlerën 2 miliardë dollarë kur Bitcoin arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave në mes të[ prillit. Tregu i kriptomonedhava po mendon se çfarë do të ndodhë me të gjitha ato pasuri. Të bën të mendosh se pa një plan dytësor, pasuritë në kriptomonedha mund të zhduken nga faqja e dheut nëse pronari ndërron jetë./MCN.tv

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV