Dy aleatë të Sllobodan Millosheviçit dënohen për krime lufte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara shpallën fajtorë dhe i dënuan me nga 12 vjet heqje lirie dy ish zyrtarë të lartë të policisë së fshehtë serbe për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-shefi i policisë së fshehtë të Serbisë, Jovica Stanishiç dhe zëvendësi i tij Franko Simatoviç, u shpallën fajtor për ndihmë dhe nxitje të krimit të vrasjes, si shkelje e ligjeve ose zakoneve të luftës dhe krim kundër njerëzimit, dhe krimet e dëbimit, transferimit me forcë dhe përndjekjes, si krime kundër njerëzimit, gjatë luftës së viteve të 90-ta në Kroaci dhe Bosnje.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte i kishte shpallur të pafajshëm në maj të vitit 2013. Por gjykata e apelit me pas tha se ata ishin liruar gabimisht. Akuza i ngarkonte për për drejtimin e disa milicive më famëkeqe përfshirë grupet me emrin “Skorpionët” dhe “Tigrat e Arkanit”, të njohur për krime të shumta në ish Jugosllavi, përfshirë edhe Kosovën.

Jovica Stanishiç si shef i policisë së fshehë të Serbisë në vitet 1990, konsiderohej si personi më i fuqishëm pas ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më tetë qershor gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV