Erdogan firmos largimin nga Konventa e Stambollit, shpërthejnë përleshjet mes policisë dhe protestuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia u tërhoq nga Konventa e Stambollit pas një dekreti të nënshkruar nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Konventa e Stambollit, e negociuar në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe e nënshkruar më 2011, obligoi vendet që të parandalojnë dhe ndjekin penalisht dhunën në familje si dhe të promovojnë barazinë.

Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës grave që ishin mbledhur në Izmir për të protestuar ndaj vendimit të tërheqjes nga Konventa e Stambollit.

Një grup grash, anëtare të Konventës së Stambollit “Lets Live”, u mblodhën rreth orës 18.30 përpara Qendrës Kulturore Turkan Saylan në Alsancak për të protestuar ndaj vendimit të Turqisë për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit.

Ekipet e policisë nuk e lejuan grupin që donte të marshonte. Kur grupi këmbënguli të marshonte, policia ndërhyri me gaz lotsjellës. Asnjë arrestim nuk u bë në lidhje me incidentin.

Të fundit

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të...

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të cilët sot kanë vijuar disa...

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Lajme të tjera

Web TV