Megaoperacioni “Shpirti”/ Reagon prokurori Maksim Sota: Më gjeni një provë të vetme dhe do shkoj në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i Vlorës, Maksim Sot ka rënë në pranga si pjesë e një megaoperacioni që është zhvilluar në disa shtete dhe janë arrestuar edhe 28 persona të tjerë. Ndaj tij Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”.

Së fundmi prokurori Maksim Sota ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se nëse ka një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në arrest shtëpie.

Maksim Sota: Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie.

Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje.

Por gazetarja Anila Hoxha ka mundur të sigurojë edhe dëshminë e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kanë thënë se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari/ Zaimi (Lani) kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota.

Sipas tyre Lani kishte siguruar edhe një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante vetë, por në të kishte qëndruar edhe Prokurori.

“Nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari/ Zaimi (Lani) kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota, si dhe kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar edhe Prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë. Një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar se prokurori kishte dijeni se Lani ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Lexo edhe :  Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Gjykata vlerëson ndër të tjera se prokurori Maksim Sota dyshohet se ka krijuar premisa më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive kriminale”, thuhet në dokumentin e siguruar.

Ndër të tjera në dokument thuhet se pasoja të mosushtrimit të përgjegjësive dhe detyrave ligjore nga i hetuari Maksim Sota janë pikërisht “aktiviteti i qëndrueshëm kriminal i të hetuarit Ilirjan Duçellari si drejtues, në kuadër të një organizimi kriminal janë konkretizim i rrezikshmërisë shoqërore të mosveprimeve me dashje e në kundërshtim me ligjin të hetuarit Maksim Sota”. /TopChannel/

Të fundit

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

Lajme të tjera

Web TV