Diana e Uellsit, aktiviteti bamirës dhe vdekja tragjike e princeshës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diana Frances Spencer lindi më 1 korrik 1961, në një familje aristokrate angleze me prejardhje mbretërore dhe u bë një figure publike me shpalljen e fejesës së saj me Princin Charles. Babai i saj ishte Lord Spencer. Ajo ishte fëmija i katërt prej pesë fëmijëve që kishte Frances Shand Kydd dhe Edward John Spencer. Familja Spencer është një nga familjet më të vjetra dhe më të rëndësishme të Britanisë së Madhe, aleatë të ngushtë me familjen mbretërore për disa breza.

Dasma e Dianës me Çarles u mbajt ne katedralën e Shën Palit dhe u ndjek nga një audience televizive botërore mbi 750 millione teleshikues. Pas martesëes së saj iu dha titulli Princesha e Uellsit, Dukesha e Kornvellit, Dukesha e Rothesay, Kontesha e Çester dhe Braronesha e Renfru.

Gjatë martesës me Princin e Wellsit ajo kishte dy djem William dhe Harry. Me 21 qershor 1982 ne spitalin privat Lindo Wing i Shen Marisë,Padington, në Londër, u lind djali i pare i Dianes dhe Charles, William Arthur Philip Louis.   Fëmija gjegjësisht djali i dytë Henry Charles Albert David lindi 2 vjet pas William, me 15 shtator 1984. Ajo e dinte se fëmija i dytë ishte djale mirpo ajo nuk i tregoj askujt duke e përfshirë edhe Princin Charles. Princesha Diana ishte një nënë e përkushtuar dhe e papërmbajtshme.

Ajo mbeti objekt i vështrimit i mediave botërore gjatë edhe pas martesës së saj, e cila përfundoj me divorc me 28 gusht 1996.

Pas divorcit, Diana jetoi në apartamentin e saj në anën veriore të Kensington Palace të cilën e kishin së bashku me Princin e Uellsit. Pas divorcit ajo pati një lidhje të shkurtur me kirurgun kardiolog, Hasnat Khan, nga Jhelum, Pakistan. Më pas Diana filloi të takohej me Dodi Fayed, djali i biznesmenit Mohamed Al-Fayed. Diana pranoi ftesën e Dodi-t per t’iu bashkuar familjes së tij në jug të Frances. Mohamed Al-Fayed, bleu një jaht me gjatësi 60 metra, në të cilën u argëtuan Diana dhe fëmijët e saj.

Lexo edhe :  12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Duke filluar nga fundi i vitit 1980, Princesha e Uellsit u bë e njohur edhe për mbështetjën e saj për projekte të bamirësisë. Është shquar me ndikim te konsiderushëm për fushatën e saj kundër minave dhe për ti ndihmuar viktimat e AIDS-it. Në prill të 1987, Princesha e Uellsit ishte personalitet i parë i famshëm që preku një person të infektuar me HIV. Paraqitja e saj për çështje bamirësie e publikuar më gjerësisht ishte vizita e saj në Angola në janar të 1997, duke shërbyer si një vullnetare e Kryqit të Kuqë Ndërkombëtarë të VIP, ajo vizitoi të mbijetuarit e minave në spital. Ajo është vlerësuar se pati ndikim në nënshkrimin nga ana e qeverisë Britanike dhe vendëve tjera të Traktatit të Otavës në dhjetor të vitit 1997, pas vdekjës saj, marrëveshja ishte ndalimi ndërkombëtarë për përdorimin e minave kundër-njeri. Prej 1989 , ajo ishte presidente e spitalit per fëmijë “Great Ormond Street Hospital”.

Më 31 gusht 1997, Diana u përfshi në një aksident rrugor, ndodhur në tunelin e rrugës Pont de l’Alma,Paris, së bashku me mikun e saj Dodi Fayed dhe shoferin e tyre Henri Paul. Dodi dhe Henri vdiqën në vendin e aksidentit kurse Diana u dërgua e gjallë në spitalin Pitié-Salpêtrière. Pavarësisht përpjekjëve për ta shpëtuar, dy orë pas aksidentit në 4:00 të mëngjesit, mjekët deklaruan vdekjën e saj. Në 5 :30 të mëngjesit, vdekja e saj u njoftua në një konferencë për shtyp i mbajtur në spital nga një mjek, Jean-Pierre Chevènement (Ministri i Brendshëm i Francës) dhe Sir Michael Jay (ambasador i Britanisë në Francë).

Të fundit

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Lajme të tjera

Web TV