Vala e katërt e Covid-19/ Portugalia bëhet vendi i parë në BE që rivendos shtetrrethimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portugalia u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që rivendosi shtetrrethimin. Qytetarët portugez nuk do të mund të lëvizin që prej orës 23:00 deri më orën 05:00 të mëngjesit.

Autoritetet portugeze pohojnë se masa e ndalimit të qarkullimit e cila prek qytete si Lisbona, Porto, Braga apo Faro, nuk u kundërshtua nga ana e qytetarëve.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet shëndetësore të vendit, këtë të shtunë u njoftuan 2.605 raste të reja me koronavirus, kjo është shifra më e lartë e regjistruar që prej shkurtit.

Zona më e prekur në vend rezulton Lisbona me 595 raste në 100.000 banorë në 14 ditët e fundit.

Ndërkohë 4 viktimat që u shënuan brenda 24-orëve e kanë rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga covid-19 në vend në 17,112.

543 pacientë të prekur nga sëmundja marrin kujdesin e mjekëve në spital, 122 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

 

Të fundit

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale,...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X. “Do të ecim së bashku...

Lajme të tjera

Web TV