Ambasada amerikane feston 245-vjetorin e SHBA/ Yuri Kim: Le të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ambasadën Amerikane festohet sot ditëlindja e 245-të të Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Tëitter, ambasada amerikane në Tiranë, shkruan se patën kënaqësinë që Ditën e Pavarësisë ta festonin me miq të Shqipërisë gjatë kësaj jave.

Në vitin e ardhshëm, thuhet në postim, ” mirëpresim të çojmë akoma më tej demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.”

Në fjalimin e saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim sjell në vëmendje se ndërsa SHBA feston sot ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, shënohet gjithashtu 30 vjet qëkur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste në përkrahje të demokracisë.

“Në një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, Shqipëria i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar. Ndërsa vijmë bashkë këtë mbrëmje për të festuar demokracinë – qofshin 245 vjet apo 30 vjet – është e qartë në përvojat tona përkatëse se demokracia nuk është e lehtë. Ajo duhet të çmohet, të vlerësohet, të mbrohet, të përtërihet. Ne duhet të festojmë sukseset tona dhe t’i përdorim ato si frymëzim për suksese edhe më të mëdha. Duhet të përballemi me të metat tona në të njëjtën frymë – pa u turpëruar apo pa patur frikë, por me vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët, mënyra më të mira për të punuar me bashkëqytetarët tanë dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm për mësimet e së kaluarës, por gjithmonë me sytë mbi të ardhmen.

Kështu që ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, le të vendosim të çmojmë, të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë; për të kujtuar aspiratat e atyre që shpallën pavarësinë – qoftë në vitin 1776 në Filadelfia apo 1991 në Sheshin Skënderbej; dhe për të luajtur rolin tonë në bërjen e atyre aspiratave më të vërteta për brezin e ardhshëm.”

Lexo edhe :  Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

 

Të fundit

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të...

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Lajme të tjera

Web TV