Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka treguar se sa fermerë shqiptarë kanë përfituar nga skema e mbështetjes së naftës pa akcizë.
Në videon e publikuar, shihet se gjatë kësaj periudhe kanë përfituar në total 20.652 fermerë, ndërsa ndarja e tyre sipas qarqeve vijon si më poshtë.
Në total 20652
Berat 1705
Dibër 984
Durrës 639
Elbasan 1557
Fier 5186
Gjirokastër 520
Korçë 5802
Kukës 78
Lezhë 258
Shkodër 882
Tiranë 915
Vlorë 687
Postimi i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë.