Vrasësi serial e rrëmbeu dhe e përdhunoi kur ishte 15-vjeç/ Gruaja rrëfen si u arratis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte viti 2002, ku Kara Chamberlian, asokohe 15 vjeçe, u rrëmbye dhe u mbajt për 18 orë e izoluar.

Ajo u drogua dhe u dhunua nga një burrë i rritur.

Mes shumë vështirësish, Kara, arriti të arratisej.

Ajo mësoi më pas se rrëmbyesi, ishte një vrasës serial dhe akuzohej në SHBA, për tre çështje. Aktualisht, nënë e dy fëmijëve, ajo ka folur për BBC, ku ka treguar se çfarë ndodhi atë ditë dhe si arriti të shpëtonte.

“Thura një plan. Mendja më punonte vetëm si të arratisesha. Shikoja armën që qëndronte pranë tij dhe thoja me vete ‘ky është një burrë i rritur, ndërsa unë një 15-vjeçare e vogël. Si mund të shpëtoj prej tij? Nuk mundesha ta luftoja sepse isha më e vogël’. Por të nesërmen në mëngjes, teksa ai ishte në gjumë, hoqa me vështirësi lidhësen që më kishte vendosur te duart dhe arrita të ikë nga dera. Aty vrapova duke i gjëmuar një makine që ndodhej aty pranë. Unë i thashë burrave që ndodheshin në makinë, se më kishin rrëmbyer dhe kërkova prej tyre të më dërgonin në rajonin e policisë, fatmirësisht ata e bënë”, ka thënë Kara.

Të fundit

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

Lajme të tjera

Web TV