Kryeprokurori i SPAK: Ajo që po ndodh, është vetëm fillimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Një ditë pas prangosjes së kryebashkiakut të Lushnjes, kreu i SPAK Arben Kraja paralajmëron të tjera arrestime. Ai tha se në ditët në vazhdim do të ketë arrestime të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive.

 

Nëse kemi menduar se do të ishin prangat deri në duart e kryebashkiakëve, kemi qenë gabim. Vetë drejtuesi i SPAK është i vendosur që përpara zbatimit të ligjit nuk do të ketë vlerë “spaleta”. Ditën e djeshme konferencën ‘Forcimi i Drejtësisë Penale’, kreu i SPAK, Arben Kraja tha se puna sapo ka filluar. “Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten prioritet. Dy-tre ngjarje janë bërë publike ditët e fundit, nuk është fundi por është fillimi i një produkti të punës sonë në të ardhme. Lufta kundër krimit, pastrimit të parave janë ndër prioritetet tona”, është shprehur shefi i SPAK. Duke folur për punën e institucionit që ai drejton si edhe për prioritetet e së ardhmes, Kraja tha se BKH është gjithashtu drejt konsolidimit, ndërsa kërkoi nga ministria e Drejtësisë, të mendohet një hapsire e re për akomodinim, për të patur hapsirën e duhur. “BKH është drejt konsolidimit, përzgjedhja e grupit të dytë është drejt fundit, besoj deri në fund të vitit. Është e domosdoshme të mendohet për një hapsirë të duhur të akomodimit. Pavarësisht se jemi struktura, por ushtrojmë të njëjtin funksion, bëjmë të njëjtën punë”, tha Kraja. Sipas tij, është arritur realizimi i detyrimeve ligjore, duke raportuar edhe në Kuvend. “Kemi firmosur një marrëveshje mirëkuptimi. Kemi përmbyllur detyrimet gjatë këtij viti për raportim qoftë me KLP si edhe me Kuvendin, arritëm të realizojmë detyrimet ligjore”, tha shefi i SPAK.

Lexo edhe :  Punëtorët të pambrojtur, CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

Raportimi në BE

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja është ndalur edhe tek raportimet përtej Shqipërisë. Ai tha se për punën e tyre i raporton edhe Bashkimit Europian. “Jemi pjesë e strukturës që raportojmë për BE, edhe në drejtim të pjesëmarrjes në grupet e punës për hartimin e ligjeve të ndryshme. Kemi qenë prezent në Gjykatë Kushtetuese. Kemi zbatuar detyrimet ligjore, në raport me institucionet e tjera”, tha Kraja. Lidhur edhe me rastin e fundit por edhe për të dhënë një mesazh për të gjitha rastet e tjera, Kraja tha se puna e SPAK mbaron kur merret një vendim i formës së prerë nga gjykatat. “Puna jonë mbaron kur kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës, jo me masa sigurimi. Dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal. Në të ardhmen kemi shumë punë për të bërë, është vullneti, prokurorët kanë pavarësinë e duhur për të vendosur bazuar në prova, kanë mbështetjen e duhur. Bashkëpunimi do të vijojë me të gjitha strukturat.” tha Kraja.

 

 

 

Të fundit

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV