Moti sot/ Një ndër ditët më të nxehta, ja sa do të shkojnë temperaturat

High resolution sky background with a radiant setting sun

Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare, sipas meteoAlb. Ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por edhe në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.

 

Era do fryjë mesatare  dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vijon Rajoni i Medheut në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqitet Lindja Kontinentit. Ndërsa vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi afatshkutra do ketë Qëndra dhe Europa Veriore.