Pas kritikave të ashpra të Ramës, Veliu mbledh zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas “dushit të ftohtë” që kryeministri Edi Rama i bëri Policisë së Shtetit një ditë më parë, kryepolici Ardi Veliu ka thirrur në mbledhje zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve. Mësohet në këtë mbledhje, Veliu i përsëriti detyrat e lëna dje nga kreu i qeverisë.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë me një gjuhë të ashpër, duke sjellë rastin e sulmit me armë në bar ‘Orange’, tha se ka pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh duke kërkuar që të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë.

Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale të ndodhur në vend, më e fundit ajo masakra me 4 të vrarë në Velipojë, apo aksidentet rrugore, Rama i dha 100 ditë kohë Policisë së Shtetit për të rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal. Ato që nuk janë në lartësinë e uniformës, duhet të zhduken dhe të nxirren para drejtësisë, përfundoi kreu i qeverisë.

Të fundit

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet e 11 majit 2025 prodhuan 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm. Partia Socialiste mori...

“Kupola e artë”, Trump po projekton armën e “shekullit”

Pentagoni i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë disa opsione për zhvillimin e “Kupolës së Artë”. Ky është vizioni i Presidentit Donald Trump për një...

Lajme të tjera

Web TV