Mjekët u arrestuan për korrupsion/ Kolegët përsëri në protestë, Stroni: Drejtësia në presion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët e Spitalit të Traumës protestojnë sot në ditën e dytë, në  mbrojtje të kolegëve të tyre të arrestuar për falsifikim tamponësh të COVID-19. Bluzat e Bardha pretendojnë se arrestimi i kolegëve të tyre është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova, teksa deklaruan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë.

Gentian Stroni ka folur në emër të mjekëve duke nënvizuar dhe një herë sipas tij mënyrën abuzive se si janë lënë në burg dy mjekët pasi dyshohen se kanë marrë ryshfet familjes së Elmidin Dylit, 17-vjeçarit që mbeti i plagosur në masakrën e Velipojës.

Stroni është shprehur se asnjë prej kritereve që një i akuzuar të mbetet në burg nuk plotësohet por këto vendime merren sepse drejtësia është në presion. Mjekët kërkuan të mos bëhet gjyq popullor, por të gjenden prova dhe më pas të mbahen në burg.

Ne e konsiderojmë këtë veprim të drejtësisë të pajustifikuar. Deri në momentin kur drejtësia të vërtetojë provat këta persona nuk duhet të rrinë në burg. Ne po shohim se drejtësia po kalon cakun. Kjo është dhe arsyeja se përse ne kemi dalë sot, nuk jemi dakord. Sindikata e dënon këtë akt si një akt korruptiv. Deri në momentin që jepen provat ata nuk duhet të rrinë në burg. Është bërë një akt për show.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV