10 persona të armatosur hynë në shtëpinë e Loredanës, i marrin diçka shumë të rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperja e njohur, Loredana Zefi, ka njoftuar se ka në shtëpinë e saj ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Plot 10 persona të armatosur janë futur me forcë në shtëpinë ku Loredana jeton, teksa kanë tentuar të kryejnë një vjedhje me gjase të kalibrit të lartë.

Lajmin me ndjekësit e ka ndarë vetë reperja, e cila ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, pamjet e kamerave të sigurisë përfshirë momentin e plaçkitjes.

Mes tjerash, Loredana, ka kërkuar ndihmë për gjetjen e personave të cilët ishin pjesë e këtij aksioni ilegal.

Artistja thotë se është në kërkim të një gjëje shumë personale që ai vodhën asaj, dhe nuk bëhet fjalë për para.

“10 burra hynë në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën”.

“Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë ‘hard drive’-t e kameramanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falënderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, ka shkruar reperja me prejardhje nga Ferizaj.

Në anën tjetër, projekti i fundit muzikor i publikuar nga Loredana mbetet kënga “Oh Digga”, me të cilën erdhi në duet me partnerin e saj, reperi, Mozzik.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV